
Nëse jeni duke kërkuar për një lloj diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe të dobishme për trupin dhe mendjen, atëherë dieta makrobiotike mund të jetë për ju. Dieta makrobiotike u zbulua dhe u përhap nga një mjek japonez i quajtur Nyioti Sakurazawa. Dieta ndiqej nga murgjit budistë. Në veçanti, gurët themelorë të dietës makrobiotike janë Yin, i cili korrespondon me ushqimet acidike (fruta, qumësht dhe derivatet, çaj, etj.), Yang, ose ushqimet bazë ose alkaline (peshk, mish, vezë, kripë, etj.) dhe ekuilibrin e saktë midis të dyjave.

Dieta makrobiotike, në fakt, ndalon ushqimet e rafinuara dhe të sofistikuara dhe preferon ushqimet e prodhuara në mënyrë natyrale. I thotë jo sheqerit dhe ëmbëlsirave, peshku cilsohet më i mirë se mishi, i thotë po frutave dhe perimeve, përveç domateve, patateve dhe patëllxhanëve. Bishtajoret dhe frutat e thata cilësohen si një burim proteinash.
Ndër përfitimet që mund të arrihen duke ndjekur dietën makrobiotike janë zbutja dhe zgjidhja e patologjive astmatike; ulja e nivelet të kolesterolit të keq; parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemike; pastrimi i mëlçisë nga toksinat; parandalimi i sëmundjeve të tilla si kanceri, pasi është i ulët në ushqime të rafinuara dhe yndyrore dhe i pasur me ushqime bimore si dhe ndihmon në kontrollin e problemeve të tilla si diabeti.