Ushqimi që nuk duhet t’i jepni foshnjës suaj në vitin e parë të jetës!

Marisa Karabeci
16/08/2023


Mjalti
 konsiderohet si një nga ushqimet natyrale më fisnike dhe përfitimet e tij janë të shumta. Por, mjalti mund të përmbajë bakterin Clostridium botulinum, përhapja e të cilit në sistemin tretës të të porsalindurit ende të papjekur mund të shkaktojë çlirimin e toksinave të rrezikshme, përgjegjëse për një sëmundje të njohur si botulizmi foshnjor. Shkenca ka treguar se mjalti është i rrezikshëm për të sapolindurit dhe se në asnjë rrethanë nuk duhet t’u jepet fëmijëve para vitit të parë të jetës.

Arsyeja është se flora e zorrëve të të porsalindurve nuk ka arritur ende pjekurinë, prandaj sporet e këtij bakteri mund të shumohen në zorrët e tyre; këto çlirojnë toksina botulinike, të konsideruara ndër substancat më vdekjeprurëse. Botulizmi i foshnjave ndikon në sistemin nervor, kështu që mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash. Të parat shfaqen 12-24 orë pas hyrjes së bakterit.

Më të shpeshtat janë frymëmarrje e ngadaltë ose vështirësi në frymëmarrje, kapsllëk, letargji, reduktimi i refleksit të gojës, shikim i dyfishtë ose i paqartë, gojë e thatë, ushqyerje e ngadaltë. Në raste ekstreme ka paralizë të trupit, krahëve dhe këmbëve ose bllokim të sistemit të frymëmarrjes. Ndërkaq pas një viti, mbrojtja natyrale e fëmijës është zhvilluar mjaftueshëm në mënyrë që të parandalojë përhapjen e këtij bakteri.

Më shumë