“TIRANA BEACH VOLLEYBALL” vjen për herë të parë në kryeqytet kampionati i volejbollit në rërë.

Megi Daci
25/08/2023

Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me KS Tirana dhe suport të Bashkisë Tiranë organizon në datat 25-26-27 Gusht te Sheshi Nënë Tereza, volejbollin në rërë “Tirana Open 2023”. Ky është një aktivitet i cili promovon sportin e volejbollit si atraksion turistik pasi në këtë turne janë pjesëmarrës sportist profesionist, amator jo vetëm nga Shqipëria edhe Kosova por edhe të huaj.
Federata Shqiptare e Volejbollit falenderon Bashkinë e Tiranës e cila është një partner serioz në promovimin dhe mbështetjen e volejbollit.

Më shumë