IEREK po organizon Edicionin e 6-të të Konferencës Ndërkombëtare mbi “Future Smart Cities.”

Sindi Metushi
18/09/2023

Smart City Week kërkon të bashkojë dhe të ndajë ide, informacion, përvoja dhe praktika më të mira midis industrive, studiuesve, zyrtarëve publikë dhe profesionistëve për të formuar një vizion të një qyteti të qëndrueshëm për mobilitet dhe zhvillim inteligjent.

1-Konferenca Shkencore IEREK “Future Smart Cities”
2-Temat e Forumit “Smart City Forum”:
– E Ardhmja Digjitale & Industria
– Qytet i zgjuar për Lëvizshmëri të Qëndrueshme
– Burimet & Efiçenca e Energjisë
– e-Shëndeti

3-Panairi i Smart City

DITA / ORA

(E hënë) 09:00 – 17:00

VENDI

Universiteti Marin Barleti

Rruga Sami Frashëri 41, Tirana 1000, Albania

Më shumë