Mos e hidhni menjëherë lëkurën e mollës, ja se si mund t’ju hyjë në punë në shtëpinë tuaj…
Lëkurën e mollës tani e tutje nuk duhet ta hidhni, sepse mund të jetë e dobishme në shtëpinë tuaj. Më saktësisht, është ideale për pastrimin e objekteve prej alumini. Vendosni lëkurën e mollës në një tenxhere, hidhni ujë dhe zhytni objektet që dëshironi t’i pastroni.
Enën e vendosni në sobë me nxehje të ngadaltë dhe e lëmë të qendrojë për rreth gjysmë ore. Nxirrini dhe prisni që të thahen. Do të vini re se ato shkëlqejnë falë acidit nga lëkura e mollës. Gjithashtu ajo mund të përdoret edhe si aromë shtëpiake.
Thani disa copa lëkure. Pas kësaj vendosini në një qese lecke dhe shtoni kanellë. Kjo aromë është gjithashtu ideale për freskimin e dollapëve dhe sirtarëve. Detergjenti nga lëkura e mollës mund të jetë veçanërisht i dobishëm për pastrim dhe gjithashtu lufton bakteret si Escherichia coli dhe Candida. Përziejini ato me pak sheqer dhe ujë.
Kullojeni lëngun dhe mbushni një kavanoz të mbyllur hermetikisht deri në tre të katërtat. Vendosni peceta letre mbi të dhe fiksojini në kavanoz me një rrip gome. Vendoseni në një vend mjaft të ngrohtë, por larg dritës për të paktën tri javë. Mos harroni ta përzieni lëngun çdo ditë. Është gati për përdorim kur ndjeni një erë mjaft të fortë si të uthullës. Përveçse ky detergjent është ideal për pastrim dhe dezinfektim, mund ta përdorni edhe për heqjen e yndyrës.