Një tjetër mundësi masterclass-i vjen në kuadër të Akademisë Teatrale, me pianistin Italian Davide Dellisanti!

Sindi Metushi
26/09/2023

Maestro prej 20 vitesh, i cili ka qënë trajnues vokal i këngëtarëve lirik më me emër në botë, do të përgatisë të rinjtë totalisht FALAS, në zhvillimin e aftësive teknike për shfaqjet operistike, përgjatë datave 30 shtator- 2 tetor.

Gjithashtu do të punojë ngushtë edhe me kandidatët fitues të masterclass-it të Ermonela Jahos, që do të mbahet më 2-5 tetor, në TKOB.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 29 shtator, për gjithkënd që e ndjen veten të vendosur teknikisht dhe do të përforcojë aftësitë e tyre, nëpërmjet metodave të reja.

DITA / ORA

Gjatë gjithë ditës (E shtunë)

VENDI

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Sheshi Skënderbej

Më shumë