Pas çdo gatimi pothuajse të gjithë e zhysim tiganin me yndyrë në ujë të nxehtë por ekspertët thonë se kjo është e gabuar. Kombinimi i ujit të nxehtë dhe yndyrës mund të shkatërrojë tubat shkarkues të kuzhinës suaj. Zgjidhja e duhur do të ishte të mblidhni yndyrë sa më shumë që të jetë e mundur dhe ta hidhni në koshin e plehrave para se ta vendosni tiganin në lavaman.
Nëse nuk keni arritur të hiqni mjaftueshëm yndyrën, fillimisht shpëlajeni tiganin me ujë të ftohtë. Kombinimi i detergjentit për larje të enëve dhe ujit të nxehtë ndërvepron me yndyrën për të formuar një emulsion. Yndyra do të “shkrihet” nën ujë të nxehtë dhe do të rrëshqasë nëpër kanalin e shkarkimit. Fatkeqësisht, kur ftohet, mund të bllokojë tubat shkarkues të ujit.
Uji i ftohtë, nga ana tjetër, do ta mbajë yndyrën të ngurtë. Do të mbeten “copa” më të mëdha dhe në vend që yndyra të shkrihet, ajo më vonë ngurtësohet në tuba. Kur copa të vogla të yndyrës së ngurtë zbresin në tuba shkarkues, graviteti dhe uji do të bëjnë punën e tyre dhe do t’i dërgojnë ato copa poshtë tubave me lehtësi.
Së fundmi studiuesit e Universitetit Shtetëror të Floridës kryen një studim për të parë nëse larja e enëve mund të përdoret si një praktikë e ndërgjegjes për të përmirësuar gjendjen emocionale të dikujt. 51 studentëve vullnetarë iu kërkua të lanin enët. Përpara se ta bënin këtë, gjysma kishin lexuar për rëndësinë e procesit ndijor të larjes së enëve. Gjysma tjetër do të lante enët duke lexuar, përkatësisht, një tekst që lidhet thjesht me mënyrën e duhur të larjes së enëve.