Ekspozita “Duke Shkuar Askund Ngadalë”, nga Lori Lako

Sindi Metushi
05/10/2023

“Duke Shkuar Askund Ngadalë”, si titull dhe si një provokim, marrë nga libri i Mikkel Krause Frantzen, i cili shqyrton përvojën e depresionit dhe mënyrat në të cilat ai formohet nga kushtet e sotme bashkëkohore, ekspozita e Lori Lakos në Galerinë Bazament vjen si një ndërhyrje në diskursin mbi punën, trupin njerëzor dhe dinamikën kohore në erën e kapitalizmit të vonshëm. Kritika e Lakos ndaj sistemit neoliberal gjen rezonancë në transformimin e Shqipërisë post-komuniste dhe përpjekjen e saj të vazhdueshme, duke adresuar në të njëjtën kohë paqëndrueshmërinë globale ekonomike dhe politike.
Përmes fotografisë, performancës, instalacionit dhe videos, ajo përçon tensionin midis estetikës dhe kufizimeve shoqërore.”

DITA / ORA

(E enjte) 19:00

VENDI

Bazament Art Space

Rruga Pjetër Bogdani 37, Tiranë, Albania

Më shumë