Me kostumin popullor veshur, kërce dhe zhytu në mënyrë dixhitale në kulturë.
05/10/2023
Ditën e premte, datë 06 Tetor ju ftojmë në eventin përmbyllës të projektit ‘Në mënyrë dixhitale zhytu në kulturë,
vishu dhe kërce me kostumin popullor’, në qytetin e Konispolit.
Një panair ku do të prezantohen veshjet popullore, kulinaria dhe tradita e krahinës së Çamërisë ju pret në orën 18:00 në qendër të Konispolit.
Ju mirëpresim!
‘Me kostumin popullor veshur, kërce dhe zhytu në mënyrë dixhitale në kulturë’ zbatohet nga Instituti për Ndryshim e Lidership në Shqipëri me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Projekti ka në fokus promovimin e veshjeve popullore të trevës së Konispolit si pjesë e krahinës së Çamërisë nëpërmjet të dhënave të shkruara dhe atyre vizuale.
DITA / ORA
(E premte) 18:00
VENDI
Konispol