“Albania is Biodiversity”, programi që synon të rrisë ndërgjegjësimin për ekosistemet dhe speciet që jetojnë në Shqipëri.
“Shqipëria është biodiversitet” është një program afatgjatë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për ekosistemet dhe speciet fantastike që jetojnë në Shqipëri. Si takim i parë, nisma paraqitet si një ndërhyrje publike, e cila sjell disa nga speciet e rrezikuara në mënyrë kritike dhe disa nga speciet më unike në qendër të qytetit të Tiranës. Kjo vepër artistike plotësohet përmes një programi edukativ të menduar me kujdes, kushtuar veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve, si dhe një sërë ngjarjesh publike, si fjalime, shfaqje, seminare, etj. “Shqipëria është biodiversitet” vjen si një përpjekje e përbashkët mes PPNEA dhe Heinrich Boell Stiftung, zyra në Tiranë. Projekti është bërë i mundur me mbështetjen e vlefshme të Ambasadës Zvicerane, Delegacionit Evropian në Shqipëri, Ambasadës Gjermane, Ambasadës Franceze, Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Vodafone Albania.Në javët në vijim, ju do të keni mundësinë të eksploroni biodiversitetin e Shqipërisë përmes imazhit të rikonceptuar të mozaikut dhe aktiviteteve ndërvepruese edukative.
DITA / ORA
(E premte) 10:00
VENDI
Sheshi SKËNDERBEJ
Sheshi Skënderbej