“E kuqe e Errët” – Premierë në TKEKS

Sindi Metushi
10/10/2023

• Produksion i Fondit të Teatrit për të Rinj 2023″
I mbështetur nga: Ministria e Kulturës, TKEKS dhe Teatri “A.Z. Çajupi”, Korçë

————
• Regjia: Mariel Brahimllari
• Koreografe dhe performuese: Semela Skënderasi, Zoi Tollumi
• As. Koreografe: Danja Kovaçi
• Skenografi / Kostumografi: Redina Qose
• Video Art: Fabio Seferi
• Muzika: Venesa Zdrava
• Grafika: Redina Qose
Synopsis

“E kuqe e errët” është një kërkim artistik në zhanrin e dans – teatrit frymëzuar nga novela e famshme e Migjenit “Historia e njenës nga ato”.
Në Shqipërinë e Migjenit, Lukja ishte një rast i izoluar ndërsa sot si Lukja ka shumë dhe të gjitha po ndjekin rrugën e saj për të arritur aty ku duan.
Luke-izimi i femrës moderne shqiptare ka sjellë fenomenin e përdorjes së trupit për të arritur çdo qëllim të dëshiruar : një vend pune, jetën luksoze, famën e shpejtë apo pasurimin.
Ky kërkim synon të sjellë në vëmendjen e publikut jo vetëm prostitucionin në kuptimin klasik të fjalës, në atë të shkëmbimit të trupit për para, por në çdo formë tjetër të tij kur favori seksual shkurton rrugën drejt karrierës apo pasurisë.
“Me siguri do njihni ndonjenën nga motrat legjitime të Lukes, asht njësoj si me njoftë Luken vetë. Jeta e tyne asht një. Të gjitha janë njësoj dhe të gjitha ju japin atë që kërkoni – me pare në dorë. “ – Historia e njenës nga ato, Migjeni.

Më shumë