“Anomali Urbane” Një udhëtim artistik drejt eksplorimit të ndërhyrjeve spontane urbane.
11/10/2023
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në hapjen e ekspozitës “Anomali Urbane” në Tulla Culture Center të enjten, më 12 tetor. Një udhëtim artistik drejt eksplorimit të ndërhyrjeve spontane urbane, interpretuar përmes artit pamor.
Ky projekt synon të paraqesë një perspektivë të veçantë mbi transformimet që janë bërë në qytetin tonë. Ekspozita me kurator dhe artist Renis Batalli dhe artiste te ftuar Romilda Marku, Jolin Matraku dhe Vasjen Katro, qendron e hapur nga data 12 deri me 18 Tetor.
Mbështetur nga Fondi Kulturor Zviceran, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).
DITA / ORA
(E enjte) 18:30
VENDI
Tulla – Culture Center
Rruga Hiqmet Delvina