“Gjyshja ime perfekte”,premiera më e re e TKEKS për fëmijë

Sindi Metushi
18/10/2023

Duke filluar nga datat 20-21-22 Tetor, çdo te shtune dhe te diele ora 10:30 vjen ne skenen e TKEKS shfaqja :
GJYSHJA IME PERFEKTE 🔷
Një komedi plot të papritura dhe teknologji për fëmijët
Me tekst dhe regji nga: Endri Çela
E kastin e aktorëve: Kleard Gërmenji, Adriana Tolka
Video grafic designer: Renato Aliçkolli
Muzika: Florjan Hoxha
Koreografia: Aledia Kondaj
Kostumografia: Sofi Kara
Skenografia: Beqo Nanaj
Video Shot: Marjo Cani
Ndriçimi: Taulant Kotorri
As. Regjisor: Joan Mezini

Shumë vite më vonë, saktësisht në 2137, në katin e 55-të të një kulle në Tirana City, jeton një djalë i vogël, me emrin 03. Ai jeton me dy prindërit e tij, me dy vëllezërit binjak çamarrokë dhe me një gjyshe tipike shqiptare, 136 vjeçare. Çdo gjë duket e zakonshme, por, kur prindërit biznesmenë ikin në punë dhe dy vëllezërit e kanë “lluksin” të shkojnë në “Hi Tech Collegue” – se janë 2 dhe 3 minuta më të mëdhenj se ai – protagonistit tonë i duhet të rrijë mbyllur në shtëpi, nën kujdesin e gjyshes që mezi dëgjon, mezi shikon dhe mezi merret vesh kur flet. Tepër i bezdisur nga gjyshja 136-vjeçare, ai u kërkon ndihmë vëllezërve dhe, nëpërmjet një çipi që ia vendosi gjyshes në tru, ata fillojnë ta komandojnë dhe ta transformojnë gjyshen si të duan.

Më shumë