“Metro Fest 7”, organizuar nga Teatri Metropol, ofron një përvojë unike!

Sindi Metushi
19/10/2023

“Metro Fest 7” organizuar nga Teatri Metropol është një ngjarje kulturore e mrekullueshme që feston artin në të gjitha format e tij çdo sezon vjeshte! Ky festival mbledh artistë të shquar, aktorë, muzikantë dhe krijues të talentuar nga skena shqiptare dhe mbarëshqiptare. Përmbledhja e shfaqjeve teatrale, koncerteve dhe performancave të ndryshme krijon një ambient të mbushur plot kreativitet dhe magji.

“Metro Fest”ofron një përvojë unike për të kuptuar dhe vlerësuar thellësinë e artit në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese. Kjo ngjarje shënon një moment të veçantë në kalendarin kulturor të Teatrit Metropol duke mbledhur së bashku komunitetin artistik dhe publikun në një udhëtim tejet emocionues.

Në këtë edicion janë përzgjedhur për t’u vendosur në skenë një larmi veprash:

Në datat:
– 20, 21 Tetor: “BABAI DHE BABAI” nga Jeton Neziraj, regjia Kushtrim Koliqi.
– 26, 27, 28, 29 Tetor: “VAZOJA” nga Fatbardha Zyberi, regjia Elona Hyseni.
– 01 Nëntor: “N’ KONAK” koncert nga Ansambli Tirana.
– 03 Nëntor: “TEATRI SOT” – Një shekull e gjysmë teatër, ku jemi?
– 9, 10, 11, 12, 16, 17, 18, 19 Nëntor: “Ata hyjnë pa trokitur” autor dhe regji Armand Bora.

Lajmëroni miqtë, ne ju mirëpresim me kënaqësi në këtë udhëtim të ri!

DITA / ORA

Gjatë gjithë ditës (E premte)

VENDI

Teatri Metropol

Rruga Ded Gjo Luli

Më shumë