Ngjitje në liqenin e Fjollës.
Gati për aventurën e radhës?
Nisemi drejt Liqenit të Fjollës, një liqen fantastik që ndodhet fare pranë Tiranës vetëm 3.6 kilometër nga fshati Pezë.
Përveç liqenit do te vizitojmë edhe kalanë e Dorëzit.
Kjo kala përfaqëson qendrën e vetme urbane të pellgut të Tiranës, e njohur nga vendasit me emrin Qytezë.
Rrënojat e saj mbulojnë një nga kuotat më të larta në vargun e kodrave të shkëputura nga malet e Krrabës në lartësinë 479m nga niveli i detit.
Fragmente nga materialet arkeologjike dhe mure të tjera tregojnë se qyteti i hershëm Ilir ka qenë i banuar deri në antikitetin e vonë.
Së bashku do të eksplorojmë dhe mësojmë më shumë mbi liqenin dhe kalanë, duke e shoqëruar si gjithmonë me argëtim dhe shumë të qeshura!
Ju presim nesër!
DITA / ORA
Gjatë gjithë ditës (E enjte)
VENDI
Liqeni i Fjollës
Dorëz, Albania