Tema globale e CreativeMornings për muajin Tetor “ENDURANCE”

Sindi Metushi
19/10/2023

Tema globale e CreativeMornings për muajin tetor është ENDURANCE, rreth së cilës do të flitet në 229 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar Fisnik Ismaili, grafik dizajner dhe drejtor kreativ i agjencisë Karrota, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.

Për mua “Endurance” ka dy kuptime të afërta me njëra tjetrën: qëndresë dhe durim. Përshkruar në një togfjalësh, “Endurance” e kuptoj si “T’i bësh ballë”. Ta kesh forcën të qëndrosh dhe qetësinë të durosh, duhet t’i bësh ballë shumë sfidave, për të lënë gjurmë që i bëjnë ballë kohës.
Të kesh profesion kreativ, e bën suksesin shumë të vështirë. Që nga momenti kur vendos të jetosh nga ky profesion, të jesh origjinal, t’u qëndrosh parimeve tua dhe të mësosh çdo ditë, duhet t’i bësh ballë shoqërisë që e ka të vështirë t’i çmojë këto vlera. Prandaj është një betejë e vazhdueshme, më së shumti me vetveten, t’i bësh ballë rrugës plot sfida e pengesa, për t’i ruajtur këto vlera. Nuk është rastësi që për profesionin kreativ thonë “Ti vlen sa puna jote e fundit.” Qëndro duke krijuar e duro duke mësuar, që të arrish t’i bësh veprat që i bëjnë ballë kohës.

Fisnik Ismaili është themelues i agjencisë kreative Karrota me zyra në Prishtinë (2005) dhe Tiranë (2020) që numëron 35 punëtorë. Po ashtu kam themeluar agjencinë Ogilvy Albania në 2006. Në ndërkohë jam diplomuar me Master në Komunikim Korporatash dhe Afera Publike në Aberdeen, Skoci.
Ndonëse shquhem për mjaft punë kreative, ajo që më identifikon më së shumti është Monumenti NEWBORN, për të cilin jam shpërblyer me çmimet Luani i Artë në Cannes, Silver Clio, Silver Eurobest, Golden Drum Grand Prix dhe One Show Merit Award, në kategorinë e dizajnit ambiental.

DITA / ORA

(E premte) 10:00

VENDI

Qëndra për Hapje dhe Dialog

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Më shumë