Koncerti simfonik “Stabat Mater Dolorosa”
“Stabat Mater Dolorosa”- Nëna e pikëlluar qëndron nën këmbët e Kryqit!
Këto janë fjalët e para të himnit me në qendër të shenjtën Mari, e cila vajton humbjen e të birit, Krishtit. Për katolikët e devotshëm dhe për shumë kompozitorë të mëdhenj, kjo vepër- përtej përshkrimit të thjeshtë fton dhembshurisht të gjithë artdashësit të marrin pjesë në pikëllimin e kësaj nëne, si një rrugë drejt hirit dhe si pjesë e udhëtimit shpirtëror të një besimtari.
E rikthyer në TKOB, pas më shumë se 2 dekadash, koncerti simfonik vokal “Stabat Mater”, do të vijë mjeshtërisht më 27 dhe 28 tetor, ora 20:00, nga Orkestra, Kori dhe Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Adriano Martinolli D’ Arcy, dhe Dritan Lumshi. Ariet e kësaj vepreje do të performoen nga soprano Renisa Laçka, mezzosoprano Vikena Kamenica, tenori Matias Xheli dhe basi Nicola Ciancio, në bashkëpunim me konservatorin “Umberto Giordano” të Foggia-s së Italisë.
DITA / ORA
(E premte) 20:00
VENDI
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
Sheshi Skënderbej