Qyteti që është kthyer në atraksion turistik për shkak të dukurive paranormale…

Marisa Karabeci
25/10/2023

Alton është një qytet i vogël përgjatë lumit Misisipi në shtetin amerikan të Illinois që u themelua në vitin 1818. Sot, Altoni ka pak më shumë se 25,000 banorë. Edhe pse ky qytet i vogël nuk ka atraksione klasike turistike si parqet argëtuese, plazhe spektakolare të rrethuar nga deti, apo mrekullitë arkitekturore me famë botërore, një pjesë e mirë e popullsisë e siguron jetesën nga turizmi. Më konkretisht, fiton para nga gjuetarët e aktiviteteve paranormale pasi Alton konsiderohet si një nga qytetet më të përhumbura në Amerikë.

Fenomene të pashpjegueshme janë raportuar në pjesë të ndryshme të qytetit për dekada të tëra, nga lëvizja e objekteve në vendet që nuk duhet të jenë, tek ndjenja e çuditshme se dikush po ju prek edhe pse askush nuk është në dhomë me ju.

Shumica e dukurive të tilla janë në godinën e ish-Hotelit Mineral Springs. Vëllezërit Luer filluan ndërtimin e kësaj ndërtese në vitin 1914. Fillimisht, ata menduan të ndërtonin një depo të ftohtë për industrinë e mishit, por kur zbuluan një burim uji, ndryshuan mendje dhe ndërtuan një hotel me pishina dhe një banjë të bashkangjitur.

Në vitet 1970, hoteli u kthye në një qendër tregtare dhe sot ka dyqane më të vogla. Shumë besojnë se ndërtesa është e përhumbur nga shpirtrat e njerëzve që vdiqën tragjikisht në të, nga një i ri që u mbyt në pishinë, tek një burrë që mori jetën e tij për shkak të alkoolizmit dhe tek një grua që theu qafën në shkallë.

Tinguj të pashpjegueshëm dëgjohen edhe në parkingun ku dikur ndodhej burgu i vjetër shtetëror, ku shumë të burgosur vdiqën gjatë luftës civile. Nëse dëshironi të kaloni natën në një vend të përhumbur, Palata Pike, në pronësi të Sharin dhe George Luedka, është në dispozicionin tuaj.

Më shumë