Thuajini ‘lamtumirë’ kapsllëkut me këto smoothie të përgatitura në shtëpi!

Marisa Karabeci
25/10/2023

Një mënyrë jo e mirë e të ushqyerit krijon shpesh tek njerëzit gjendjen e tmerrshme të kapsllëkut. Në këtë artikull do ju tregojmë 5 smoothie natyrale dhe pa efekte anësore:

1.Smoothie me aloe vera dhe mjaltë

Xheli i aloe verës është një laksativ natyral i shkëlqyer, i cili përveçse lehtëson kapsllëkun, rregullon inflamacionin dhe prodhimin e tepërt të lëngjeve acidike në stomak. I kombinuar me vetitë e mjaltit, ai bëhet një nga zgjidhjet më të mira për rregullimin e florës bakteriale të zorrëve. Përbërësit janë 6 lugë gjelle xhel aloe vera, ½ gotë me ujë, 1 lugë gjelle mjaltë. Përziejini të gjitha përbërësit bashkë dhe konsumoni një smoothie të tillë për dy javë rresht me stomakun bosh.

2. Smoothie me fiq dhe banane

Fibrat dietike që përmbajnë fiqtë ndihmojnë shumë në stimulimin e lëvizjes së zorrëve. E kombinuar me banane dhe pak mjaltë bëjnë të mundur eliminimin e mbetjeve nga zorrët. Përbërësit janë 3 fiq të butë ose të thatë, 1 banane e pjekur, 1 lugë gjelle mjaltë dhe ½ gotë me ujë. Vendosni të gjithë përbërësit në blender, derisa të përftohet një smoothie. Rekomandohet të pihet çdo natë para gjumit, derisa problemi të zgjidhet plotësisht.

3. Smoothie me mollë dhe papaja

Enzimat tretëse nga papaja dhe fibra dietike nga molla e bëjnë këtë smoothie natyral një laksativ fantastik për të luftuar kapsllëkun. Përbërësit janë 1 mollë jeshile, 3 feta papaja të pjekur, ½ gotë me ujë, 1 lugë gjelle mjaltë. Pritini të gjithë përbërësit në copëza dhe përziejini bashkë me ujin dhe mjaltin. Pasi të jetë krijuar një masë homogjene, mund ta pini me stomakun bosh për të paktën dy javë.

Rikujtojmë, se hepatologia e njohur Dr.Cyriac Abby Philips ka ngritur shqetësime për lëngjet jeshile dhe smoothie-t duke thënë se konsumimi i rregullt mund të çojë në dëmtim të veshkave. Përzierja e patëllxhanëve, panxharit, spinaqit dhe gjetheve jeshile së bashku me agrumet mund të shkaktojë nefropati akute oksalate, një sëmundje serioze që çon në gurë në veshka dhe inflamacion. 

Më shumë