Lloji i sheqerit më i shëndetshëm që mund të shtoni në kafenë tuaj!

Marisa Karabeci
27/10/2023


Megjithëse kafeja ofron disa përfitime të rëndësishme shëndetësore, duke përfshirë faktin se mund të ndihmojë në humbjen e peshës, shtimi i përbërësve të gabuar në përzierje, mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj. Për shembull, shtimi i rregullt i sasisë së madhe të sheqerit dhe shurupeve të aromatizuar, mund ta bëjë të vështirë humbjen e peshës. Për fat të mirë, ka shumë alternativa të shëndetshme për sheqerin e rafinuar.

Shumica e ekspertëve të shëndetit do të pajtohen me mendimin se konsumimi i kafesë së zezë është alternativa më e mirë për shëndetin tuaj. Nëse vërtet nuk e shijoni kafen pa sheqer, në vend që të shtoni sheqer të rafinuar në filxhanin tuaj, nutricionistët rekomandojnë të provoni sheqer frutash murgu.

Sheqeri i frutave të murgut (Siraitia grosvenorii) është një alternativë e shkëlqyeshme ndaj kremit të rrahur dhe sheqerit për ëmbëlsim. Përveç shtimit të një doze të mirë ëmbëlsie natyrale, ai është gjithashtu i pasur me antioksidantë, kështu që jo vetëm po shmangni përbërësit inflamatorë në kremrat e përpunuar ose sheqerin, por gjithashtu po i jepni trupit tuaj lëndë ushqyese anti-inflamatore.

Studimet tregojnë se pijet e nxehta mund të ndihmojnë në lehtësimin e përkohshëm të simptomave të tilla si rrjedhja e hundës dhe dhimbjet e fytit. Kur bëhet fjalë për kafenë, natyra e nxehtë e pijeve nuk mjafton për ta bërë atë një opsion krejtësisht pozitiv pijeje kur jeni të sëmurë. Kafeja ju mban zgjuar, por trupi juaj ka nevojë për pushim kur është i sëmurë. “Pra, kafeina është një stimulues dhe ndoshta nuk do të ketë ndonjë efekt në rrjedhën klinike të një ftohjeje ose gripi, natyra stimuluese e kafeinës mund të jetë kundërproduktive,”-thotë ekspertja e shëndetit Suan Hassig.

Më shumë