Koncerti “La Femme – një udhëtim i kompozitoreve femra”
Koncerti “La Femme – një udhëtim i kompozitoreve femra” sjell në skenë këngëtaren e suksesshme operistike Flaka Goranci në Tiranë, në dirigjimin e Konstantinos Diminakis dhe me interpretimin e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura.
Kjo performancë merr frymëzim nga projekti i Gorancit i titulluar “La Femme” e që mban fokus kryesor në kontributin dhe krijimtarinë e kompozitoreve femra. Interpretimi i saj zgjerohet në ekspolorimin e stileve, zhanreve dhe kulturave të ndryshme që shprehin veçantinë dhe vizionet muzikore femërore.
Ju presim më 31 tetor, prej orës 19:00 në sallën “Antigonea” në Hotel “Rogner” në Tiranë për një natë të jashtëzakonshme muzikore që përmbyll gjithashtu Javën Kulturore Austriake.
DITA / ORA
(E martë) 19:00
VENDI
Rogner Hotel
Bulevardi Dëshmorët e Kombit