Në nderim të mjeshtrit të valles popullore, Besim Zekthi, i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”

Sindi Metushi
30/10/2023

Në nderim të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi, i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Gjerdani i artë”,  Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë për të gjithë artdashësit, koncertin “Legjenda e valles shqipe, Besim Zekthi- Nder i Kombit”, më 31 tetor, ora 19:00.

Me interpretimin e Orkestrës, Grupit të Valleve dhe Grupit Vokal të Ansamblit Popullor, si dhe me solistë e AP-së, Iris Bega, Adela Bezhani, Malvina Likaj, Aranit Hoxha, Denisa Xhemnica, e me pjesëmarrjen e Grupit “Pleqtë e Krujës”, ky koncert do të prezantojë krijimtarinë dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Zekthi, bazuar në repertorin krijues të tij, shoqëruar me këngë të përzgjedhura, duke përfshirë dhe momente nga jeta dhe aktiviteti i tij artistik apo vlerësime nga personalitete të ndryshme.

DITA / ORA

(E martë) 19:00

VENDI

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Sheshi Skënderbej

Më shumë