Përveç rrathëve të zeza që na shfaqen nën sy, shfaqen edhe ato të verdha. Një numër i madh njerëzish nuk flenë siç duhet. Mungesa e gjumit mund të çojë në mosfunksionime të panumërta duke çuar gjithashtu në shfaqjen e rrathëve të zinj apo të verdha poshtë syve. Megjithatë, faktorë të ndryshëm mund të çojnë në rrathë të errët me nuanca të verdhë, kafe, vjollcë ose blu.
Për fat të mirë, rrathët e verdhë poshtë syve zakonisht nuk janë për t’u shqetësuar. Mirëpo, nëse keni ënjtje, kruajtje ose skuqje në sy ose rreth syrit, duhet të kërkoni ndihmën e mjekut. Rrathët e errët me nuanca të verdha janë zakonisht rezultat i gjenetikës, dermatitit, alergjive, hormoneve, plakjes, qarkullimit të dobët të gjakut, ekspozimit të tepruar ndaj rrezeve të diellit, konsumit më të madh të kripës ose mungesës së gjumit.
Në përgjithësi, njerëzit me tone të errëta të lëkurës kanë më shumë gjasa ta përjetojnë atë për shkak të gjenetikës. Të moshuarit janë gjithashtu më të prirur ndaj shfaqjes së rrathëve të errët poshtë syve. Një nga mënyrat kryesore për të hequr qafe këto rrathë janë një gjumë i qetëë. Në përgjithësi rekomandohet që të rriturit ndërmjet moshës 18 dhe 64 vjeç duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë në natë.
Përdorimi i jastëkëve shtesë për të ngritur kokën mund të ndihmojë në parandalimin e hyrjes së lëngjeve nën sytë tuaj, duke rezultuar në më pak ënjtje kur zgjoheni në mëngjes. Për më tepër, ju mund të përdorni tranguj, qese çaji të ngrirë ose kompresa të ftohta për të parandaluar ënjtjen dhe për të ndihmuar në heqjen e rrathëve të zinj. Reduktimi i ushqimeve të kripura, reduktimi i konsumit të alkoolit, shmangia e produkteve të duhanit dhe aplikimi i rregullt i kremit kundër diellit janë gjithashtu mënyra për të shmangur rrathët e zinj.