Duhanpirësit janë të ekspozuar ndaj një sërë sëmundjesh kronike. Lënia e duhanit është shumë e vështirë për këta persona por marrja e një vendimi është gjysma e punës. Për t’ia arritur qëllimit mund të shfrytëzoni edhe çajrat 100% natyralë. Këto çajra zbusin dëshirën për cigare dhe pastrojnë organizmin nga toksinat. Xhenxhefili është antioksidant i fortë që largon toksinat e duhanit nga organizmi. Ai ju qetëson dhe largon dëshirën për cigare. Merrni një lugë gjelle me xhenxhefil të grirë dhe një filxhan çaji me ujë. Ziejini së bashku për 10 minuta. Kullojeni çajin dhe pijeni dy ose tre herë në ditë.
Lulja e pasionit apo lulja e Sahatit ka aftësi qetësuese që shuajnë ankthin dhe dëshirën për duhan. Çaji i kësaj luleje rekomandohet të konsumohet gjatë periudhës së shkëputjes nga ky ves. Për përgatitjen e çajit përdorni një lugë çaji me lule pasioni dhe një filxhan me ujë të valuar. Pas 10 minutash që kanë qendruar në një enë, kullojeni dhe pijeni dy ose tre herë në ditë. Lule pasionin e gjeni në pikat e tregëtimit të bimëve medicinale.
Çaji i lules Basanit është antidepresiv dhe qetësues. Ai përmirëson humorin dhe largon dëshirën për të pirë duhan. Mjafton një lugë çaji me lule Basani dhe një filxhan me ujë të valuar. Çajin pijeni në mëngjes dhe pasdite. Çaji i Jamballit apo siç njihet i likuricias është një pije natyrale që largon dëshirën për të pirë duhan. Për më tepër, ai përmirëson humorin dhe rrit ndjesinë e mirëqenies. Për çajin ju nevojitet një lugë gjelle me jamball pluhur dhe një filxhan çaji me ujë. Ziejeni për 10-15 minuta, kullojeni dhe më pas pijeni. Çajin mund ta pini në mëngjes.