Rezultatet e studimit më të ri tregojnë se një dietë e pasur me sheqer mund të çojë në depresion. Sheqernat mund të shkaktojnë procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive. Kur kombinohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit, një dietë e mbushur me ushqime të përpunuara që përmbajnë nivele të larta të sheqerit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin mendor.
“Për shumë njerëz, ekspozimi i reduktuar ndaj dritës së diellit gjatë dimrit do të prishë ritmet cirkadiane, duke prishur gjumin e shëndetshëm dhe duke shtyrë 5 deri në 10% të popullsisë në një episod depresioni klinik. Njeriu priret të dëshirojë sheqer gjatë dimrit. Një tipar i zakonshëm i depresionit me fillimin e dimrit është dëshira e madhe për sheqer,”-tha Dr.Ilardi.
Fatkeqësisht, sheqeri mund të jetë i vështirë për t’u shmangur pasi besohet se ngre humorin.
Ëmbëlsirat, ato veprojnë si drogë. Ato kanë një efekt të drejtpërdrejtë në humor, por në doza të larta mund të kenë edhe një pasojë paradoksale, shkatërruese të reduktimit të mirëqenies, rritjes së inflamacionit dhe shkaktimit të shtimit në peshë.
Gjetjet vijnë nga një rishikim i hulumtimit mbi efektet psikologjike të konsumit të sheqerit. Për të shmangur depresionin dieta jonë duhet të përmbajë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trurit dhe të shmangë toksinat e mundshme.
Pasi kemi konsumuar diçka të ëmbël ne kemi etje dhe ka një shpjegim shkencor për këtë. Kur ne konsumojmë sheqer, ai fillimisht shkon në stomak dhe më pas kalon në gjak, shpjegon Caroline Apovian, profesore në Departamentin e Endokrinologjisë, Diabetit dhe Ushqyerjes në Universitetin e Bostonit. Pasi hyn në gjak, rrit nivelet e glukozës dhe qelizat lëshojnë ujë për të rivendosur ekuilibrin në përbërjen e gjakut. Ndërsa qelizat humbasin ujë, truri merr “sinjalin” dhe na paralajmëron të rrisim nivelet e hidratimit të trupit tonë, duke intensifikuar dëshirën për ujë.