“Australia Shtëpia Ime: Një Emigrim Shqiptar”
Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Qendrën Cinespia 67 dhe regjisorin Dritan Arbana, do të organizojë takimin e rradhës të ciklit “Forumoteka”, ku do të shfaqet për herë të parë në Shqipëri filmi dokumentar “Australia Shtëpia Ime: Një Emigrim Shqiptar”.
Ky produksion i vitit 2021 ka një kohëzgjatje prej 80 minutash dhe shpalos historitë e tre brezave të emigrantëve shqiptarë në Australi, sakrificat dhe kontributin e tyre ndaj vendit të adoptuar, si dhe forcën e identitetit kulturor shqiptar përballë mallit për atdheun dhe ndarjes nga familja.
“Australia Shtëpia Ime: Një Emigrim Shqiptar” është nominuar në shumë festivale ndërkombëtare dhe ka fituar çmime si: Melbourne Documentary Film Festival (2022): Audience Choice; Impact Docs Festival (2022): Award of Merit; Docs Without Borders (2021): Exceptional Merit.
DITA / ORA
(E premte) 18:00
VENDI
Qëndra për Hapje dhe Dialog
Bulevardi Dëshmorët e Kombit