“Australia Shtëpia Ime: Një Emigrim Shqiptar”

Sindi Metushi
10/11/2023

Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Qendrën Cinespia 67 dhe regjisorin Dritan Arbana, do të organizojë takimin e rradhës të ciklit “Forumoteka”, ku do të shfaqet për herë të parë në Shqipëri filmi dokumentar “Australia Shtëpia Ime: Një Emigrim Shqiptar”.

Ky produksion i vitit 2021 ka një kohëzgjatje prej 80 minutash dhe shpalos historitë e tre brezave të emigrantëve shqiptarë në Australi, sakrificat dhe kontributin e tyre ndaj vendit të adoptuar, si dhe forcën e identitetit kulturor shqiptar përballë mallit për atdheun dhe ndarjes nga familja.

“Australia Shtëpia Ime: Një Emigrim Shqiptar” është nominuar në shumë festivale ndërkombëtare dhe ka fituar çmime si: Melbourne Documentary Film Festival (2022): Audience Choice; Impact Docs Festival (2022): Award of Merit; Docs Without Borders (2021): Exceptional Merit.

DITA / ORA

(E premte) 18:00

VENDI

Qëndra për Hapje dhe Dialog

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Më shumë