“E KUQE” – Premierë në skenën e TKEKS

Sindi Metushi
10/11/2023

Duke filluar nga data 15 Nëntor ora 19:00.

Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
• Një vepër nga : John Logan
• Regjia nga : Altin Basha
• Skenë & Kostume : Iliriana Loxha Basha
• Kompozitor : Endri Sina
• Aktorë:
– Gentian Zenelaj
– Urim Aliaj
• SINOPSIS
“Vetëm një gjë kam frikë në jetë, miku im… Një ditë e zeza do ta përpijë të kuqen”.
Mark Rothko është në studion e tij në Nju Jork në vitet 1958/59, pasi është porositur të pikturojë një grup muralesh për restorantin e shtrenjtë dhe ekskluziv ‘Four Seasons’. Ai i jep urdhra ndihmësit të tij, Kenit, ndërsa Keni përzien bojërat, bën kornizat dhe përgatit pikturat. Keni, megjithatë, përfundimisht vë në dyshim teoritë e artit të Rothkos dhe pranimin e tij për të punuar në një projekt të tillë tregtar. Nga ana e tij, Rothko nuk i pëlqen ngritja e artit pop.

Më shumë