Përdorimi i mjaltit për një lëkurë të pastër?! Ja si të veproni për të përfituar sa më shumë prej kësaj!

Anja Dervishi
13/11/2023

Të gjitha vajzat dhe gratë dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga ato kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë. Mjalti përmban enzima, veti natyrale antibakteriale dhe probiotikë që janë të mirë për lëkurën. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.

Mjalti i largon bakteret e dëmshme nga lëkura shumë lehtë, pa e zhveshur atë nga vajrat e vet natyral. Po ashtu përmban probiotikë natyral dhe veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve. Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë.

Por si të pastrojmë lëkurën me mjaltë? Ajo që ju duhet është vetëm pak mjaltë organik. Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të nxehtë, pastaj vendosni një lugë gjelle mjaltë, ose më pak, në duar. I fërkoni duart me mjaltë dhe me lëvizje rrethore e masazhoni lëkurën. Mjaltin e lini në lëkurë për të paktën 5-10 minuta dhe pastaj e pastroni me ujë të nxehtë.

Më shumë