“Lule t’Bukra ka Tirona” Në 111 vite të Tiranës Kryeqytet nuk mund t’i mungonte njohja me traditën e zakonet tironse.

Sindi Metushi
15/11/2023

Në 111 vite të Tiranës Kryeqytet nuk mund t’i mungonte listës së aktiviteteve dhe njohja me traditën e zakonet tironse.
Aktiviteti i kthyer tashmë në traditë, “Lule t’Bukra ka Tirona” do të startojë të premten, 17 nëntor në ora 11:00, në një nga lagjet historike të qytetit. Për një ditë, “Rruga e Mimozave” do të risjellë kohët e shkuara me panairin e luleve tradicionale të Kryeqytetit, ekspozitën e fotove nga qyteti punuar nga Visit Tirana dhe këngëve qytetase, sjellë mjeshtërisht nga artistët e Qëndrës Kombëtare të Kulturës si dhe performancën me marshe patriotike e tradicionale të Bandës së Qytetit.

DITA / ORA

(E premte) 11:00

VENDI

Rruga Kont Urani, Tirana, Albania

Më shumë