E lexuat mirë, Balenciaga prezanton një fund peshqir si pjesë e koleksionit të ri pranverë 2024!

Marisa Karabeci
17/11/2023


Një fund peshqir i Balenciaga-s, kushton jo pak, por 925 dollarë. Vjen në ngjyrë gri apo bezhë, unisex, mund të vishet edhe nga meshkujt edhe nga gratë dhe vajzat, në përditshmëri apo mbrëmje gala. Balenciaga premton që ky është vetëm një nga shumë veshje të saj, pjesë e koleksionit të ri pranverë 2024.

Materiali është ashtu siç ka emrin, peshqir, që vjen me dy butonë dhe një rrip të brendshëm. Ideja është pikërisht ajo, një fund që ngjan si peshqir. Ky fund ka ngjallur reagime në internet me shumë njerëz që e kanëkundërshtuar idenë.

Për disa, ky fund nuk vlen as 15 dollarë dhe për të tjerë i meriton ato 925 dollarë sa ka dalë në shitje. Nuk është hera e parë që fundet peshqir propozohen nga shtëpitë e famshme të modës. Që prej 2020, Pranda, Fendi e Miu Miu ngjitën në pasarelë veshje të tilla peshqiri, por nuk i diskutuan kaq shumë sa tani.

Më shumë