Edicioni i dytë i PriFest në Tiranë.

Sindi Metushi
22/11/2023

Nga 24-26 nëntor, në bashkepunim me Tulla Culture Center, do të mbahet edicioni i dytë i eventit PriFest në Tiranë.
Sikurse edhe vitin e kaluar, PriFest sjell në Tiranë një pjesë të programit dhe atmosferës së PriFest-it. Në Qendren Tulla, PriFest do të shfaq një seleksion të filmave fitues të edicionit të këtij viti.
Përveç filmave, do të ketë dhe festa me muzikë live dhe tryezë të rrumbullakët bisedimesh për gjendjen dhe zhvillimin e industrisë filmike të rajonit.
Ditëve në vijim do të shpalosim programin dhe oraret.
Mirë se vini në PriFest në Tiranë.
Mirë se vini në Tulla Culture Center.

DITA / ORA

Gjatë gjithë ditës (E shtunë)

VENDI

Tulla – Culture Center

Rruga Hiqmet Delvina

Më shumë