Parada e Rrënjëve Shqiptare vjen në Tiranë!

Sindi Metushi
28/11/2023

Bashkohuni me ne në Paraden Shqiptare për të festuar Pavarsinë e Shqipërisë. 
Këtë 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sjellin “Bashkohuni me ne në Paradën Shqiptare për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë”.  Parada Rrënjëve Shqiptare vjen në Tiranë!
Këtë 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sjellin për herë të parë në Tiranë “Paradën e Shqiptarëve”. Me qëllim kremtimin dhe festimin e Ditës së Flamurit, vjen ky spektakël ngjyrash i traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, për të festuar si asnjëherë më parë në një paradë dedikuar historisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Rreth 150 grupe kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor, dhe shqiptarët e diasporës do të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore. Parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të New Yorkut vishet kuq e zi, këndohen këngë e interpretohen valle shqiptare dhe nga ku jepen mesazhe për më shumë mbarësi mes shqiptarëve.

Ky aktivitet, i realizuar për herë të parë në Tiranë, shënon fillimin e një tradite të përvitshme. Prandaj thirrja është për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë që t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të prezantohen edhe vlerat kulturore të qytetit tonë! Shihemi në Tiranë më 28 nëntor!

DITA / ORA

(E martë) 12:00 – 15:00

VENDI

Shetitorja Deshmoret E Kombit 1001 Tirana,albania

Më shumë