Festivali Teatror “HAPAT”, ngjarja më e rëndësishme e skenës teatrore për të rinjtë po afron!

Sindi Metushi
05/12/2023

10 produksionet e festivalit “HAPAT” do të shfaqen nga data 5 deri më 10 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar Ekpserimental “Kujtim Spahivogli” dhe në sallën black box të Universitetit të Arteve.

Festivali teatror “HAPAT” është faza finale e Fondi të Teatrit për të Rinj që është një nga ato raste të shumta iniciativash të Ministrisë së Kultures, në përputhje me misionin dhe politikat mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike, e veçanërisht në fushën e teatrit, duke ofruar mundësinë që teatri si zë i së vërtetës po shkon në të gjithë hartën tonë; duke aktivizuar krijuesit dhe interpretuesit e rinj dhe adresuar ata të punojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen jo vetëm në infrastrukturën e teatrit në Tiranë, por edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër.

Festivali “HAPAT” ka natyrë kompetitive. Vlerësimet bëhen nga juria profesioniste.
Të 10 poduksionet vlerësohen me çmimet:

• Shfaqja më e mirë

• Regjia më e mirë

• Aktori më i mirë

• Aktorja më e mirë

• Koreografia më e mirë

• Skenografia më e mirë

• Kostumografia më e mirë

DITA / ORA

Gjatë gjithë ditës (E mërkurë)

VENDI

Teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Rruga ‘Sami Frasheri’ 1001 Tirana

Më shumë