Opera “Carmen” në TKOB

Sindi Metushi
05/12/2023

“Carmen ka lindur e lirë dhe e lirë do të vdesë!”

Drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe, do të hapë Kalendarin Artistik të muajit dhjetor, me ariet magjepsëse të kompozitorit, Georges Bizet, duke kapërcyer kufijtë e teatrit tradicional dhe prekur zemrat e artdashësve.

Historia fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, Don José, takon Carmen-in, një vajzë pasiononte dhe e lirë, e cila provokon ndjenjat e Don José-s, duke pasuar një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonisteve. 

Cili është çmimi i lirisë?

Kjo është një shfaqje që fton artdashësit për një katarsis rreth disa pyetjeve ekzistenciale, përgjatë datave 8-9-10-11 dhjetor, në TKOB.

DITA / ORA

(E premte) 19:00

VENDI

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Sheshi Skënderbej

Më shumë