“Republika e Rakisë”, Tirana nismë për promovimin e pijes tipike shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore!

Anja Dervishi
07/12/2023

Piramida do të mbledhë ekspertët dhe prodhuesit më të mirë të rakisë në një aktivitet unik. Bashkia e Tiranës sjell më 8 dhe 9 dhjetor aktivitetin “Republika e Rakisë”, e cila ka në fokus një nga pijet tradicionale shqiptare rakinë, si një produkt tipik dhe turistik shqiptar, i cili është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Ky aktivitet do të mbledhë së bashku aktorë të ndryshëm, operatorë, prodhues, personalitete të njohura dhe ekspertë të fushës së rakisë, enologë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët do kenë mundësi të diskutojnë tema të ndryshme mbi promovimin e pijes tradicionale shqiptare ‘raki’ dhe krijimit të urave të bashkëpunimit mes operatorëve dhe prodhuesve shqiptarë. Ky projekt synon rritjen e prodhimit të rakisë si produkt tipik tradicional dhe turistik e po ashtu edhe promovimin e këtij produkti tek turistët dhe rezidentët e huaj.

Më shumë