Tedi Papavrami dhe bashkëshortja Maki Okada, koncert në Tiranë

Sindi Metushi
12/12/2023

Harabel Contemporary Art Center do të sjellë së shpejti në Tiranë violinistin e mirënjohur Tedi Papavrami në një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit. Kësaj here violinisti Papavrami kthehet në vendlindje për të interpretuar përkah bashkëshortes së tij, pianistes japoneze, Maki Okada.

Në pjesën e parë të koncertit të datës 14 dhjetor, do të interpretohet nga Debussy, sonatë për violinë e piano në Sol minor si dhe nga Faure, sonatë për violinë e piano në La mazhor. Në pjesën e dytë partnerët në skenë e në jetë do të sjellin dy sonata të tjera nga Schumann dhe Brahms.

Programi:

Debussy

Faure

Schumann

Brahms

DITA / ORA

(E enjte) 20:00

VENDI

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Sheshi Skënderbej

Më shumë