“5 HERË JO”, nga 13 dhjetori premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
14/12/2023

Në televizionin më të madh në vend po hidhet ideja për të realizuar show-n më të rëndësishëm i cili do të jetë programi kryesor i televizionit për sezonin e ardhshëm. Jora (Bora) është në garë me Klarën, një tjetër producente e televizionit, dhe të dyja janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të fituar projektin, edhe me goditje nën brez. Jora dhe stafi i saj mendojnë se një armë e fortë mund të jetë sjellja në Shqipëri e Gjergjit (Donaldi), një regjisor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon me sukses ne Vienë. Gjergji ka famën e të qënit një regjisor kreativ, energjik, profesional dhe një djalë i qeshur, i thjeshtë, simpatik dhe naiv per të kuptuar hilet e shëmtuara që do t’i ndodhin në këtë eksperiencë. Në një udhëtim të organizuar nga pronari i televizionit për të gjithë stafin, në fund të të cilit do të shpallet fituesi i projektit, Jora dhe Gjergji do të përfshihen në një rrugëtim plot aventura, intriga dhe emocione të forta të cilat do ta çojnë Jorën përballë një zgjedhje.

Titulli origjinal:5 Here Jo
Filmi fillon:13.12.2023
Zgjatja e filmit:98 Minuta
Shteti/Viti:ALB/2023
Lloji:Komedi, Romancë
Aktorë:Bora Zemani, Donald Veshaj, Agron Llakaj
Regjisori:Erjon Bubullima
Distributori:Top Channel Ltd

Orari :

Cineplexx TEG
E hënë – E premte: 15:00; 16:00; 17:00; 18:00; 19:10; 19:30; 20:10; 20:30; 21:15; 21:45; 22:15
E shtunë – E djelë: 12:45; 14:00; 15:00; 16:00; 17:00; 18:00; 19:10; 19:30; 20:10; 20:30; 21:15; 21:45; 22:15

Cineplexx QTU
E hënë – E premte: 15:45; 16:45; 17:45; 18:45; 19:45; 21:45
E shtunë – E djelë: 14:45; 15:45; 16:45; 17:45; 18:45; 19:45; 21:45

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Adresa:
Cineplexx QTU
Autostrada Tiranë – Durrës, km 6

Më shumë