Festat e fundvitit po afrojnë, këto ushqime nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj nëse po kërkoni një vit më të mbarë!
Për të mbyllur mirë vitin dhe për të nisur një vit të ri plot me shëndet, para dhe gëzim mësoni se çfarë ushqimesh ju nevojiten në tryezën tuaj. Për shkak të ngjashmërisë me monedhat, thjerrëzat konsideroheshin ogur i mirë në prag të ndërrimit të viteve kështu që konsumojini. Mishi i derrit është simbol i të ardhurave të mira dhe progresit material. Orizi është konsideruar gjithmonë si fatsjellës. Orizi më i mirë i fatit është ai i shoqëruar me shegë.
Lakra jeshile përveçse është produkt i stinës, është edhe fatsjellëse. Ngjyra e shpresës e përfshin atë në listën e ushqimeve që duhen përfshirë në pazarin e festave. Bashkë me thjerrëzat që simbolizojnë paratë janë edhe qiqrat e fasulet. Bëni një supë me të gjitha bashkë ku mund të shtoni edhe bathët me orizin.
Speci djegës është në krye të listës së ushqimeve fatsjellëse. Për pjesën më të madhe të popujve, speci përdorej si urim për pjellorinë jo vetëm në familje por edhe në agrikulturë. Frutat e thata janë një traditë sidomos e Francës ku duhen ngrënë, në natën e ndërrimit të viteve, 13 lloje të ndryshme frutash të thata.
Tradita thotë gjithashtu se duhet ngrënë një kokërr rrush për të gjitha trokitjet e fundit të sekondave të orës, në mesnatë, përpara ndërrimit të viteve. Ndërkaq, për kinezët është mandarina fatsjellësi më i mirë sepse forma e saj i ngjan pafundësisë. Për festa kinezët i dhurojnë njëri tjetrit manderina.