Vizita ekskluzive private në Akropol, zbuloni çmimin që do duhet të paguani!

Marisa Karabeci
23/12/2023

Nga 1 prilli 2024, Greqia planifikon t’u ofrojë një grupi vizitorësh kënaqësi shtesë. Masa është pjesë e një rishikimi të politikës së biletave për vendet arkeologjike dhe muzetë grekë. Një zyrtare e Ministrisë së Kulturës tha se shërbimi i ri i Akropolis do të zbatohet për deri në katër grupe me deri në pesë persona secili. Do të kushtojë 5000 euro për grup dhe individët që dëshirojnë të paguajnë tarifën e plotë për të parë vetë Akropolin janë gjithashtu të mirëpritur.

Vizitat, me guida të certifikuara, do të zgjasin deri në dy orë; nga ora 7-9 e mëngjesit menjëherë para hapjes së Akropolit për njerëzit e zakonshëm dhe nga ora 20-22, pasi Akropoli mbyllet për ta. Programi mund të shtrihet edhe në lokacione të tjera të rëndësishme nga viti 2025 nëse gjithçka shkon mirë.

Presioni deri në 23,000 vizitorë në ditë e detyroi Ministrinë e Kulturës të shpallte në shtator kufizime për numrin e hyrjeve të vizitorëve dhe masa të tjera nga viti 2024. E ndërtuar në një kodër shkëmbore në shekullin e pestë para Krishtit, kështjella e lashtë është shtëpia e një koleksioni rrënojash, ndërtesash dhe objektesh historike, më i famshmi është tempulli i Parthenonit, kushtuar perëndeshës Athena.

Një deklaratë nga Ministria së fundmi tha se politika e re gjithëpërfshirëse e biletave do të hyjë në fuqi në prill 2025. Ajo do të përfshijë një rritje prej 50% të çmimit të biletave të zakonshme për Akropolin, nga 20 në 30 euro dhe numrin e ditëve me hyrje të lirë gjatë dimrit do të dyfishohet në dy mujore. Biletat më të lira për lokacionet dhe muzetë në Greqi do të shkojnë nga dy në pesë euro.

Më shumë