“Jehona jonë”, do të kumbojë në skenën e TKOB-së nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Sindi Metushi
08/01/2024

Ndër shekuj, jehona e isos së Jugut, tupanit të Veriut e këngët majë krahi kanë lajmëruar lajme të gëzuara e të trishta. Kjo ishte mënyra se si populli ynë komunikonte dikur.

“Jehona jonë”, si lajmërim i ditëve të bukura të vitit që sapo erdhi, do të kumbojë në skenën e TKOB-së nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Nga Çamëria në Kosovë e nga Bregu në Korab, traditat më të bukura shqipe, këngët, vallet, vajet e gëzimet, do të vijnë të interpretuara mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Popullor, më 16 janar, ora 19:00.

DITA / ORA

(E martë) 19:00

VENDI

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Sheshi Skënderbej

Më shumë