Komeditë “Martesa me kushte” dhe “Testamenti i ri” veprat e para teatrore këtë vit në skenën e Teatrit Kombëtar

Sindi Metushi
08/01/2024

Viti i ri nis me dy komedi në skenën e Teatrit Kombëtar. Veprat e autorëve Dario Fo dhe Sacha Guitry do të vijnë këto mbrëmje janari në skenën e TK te “ArTurbina”. Komedia “Martesa me kushte” vepër e autorit Dario Fo vjen në skenë nën regjinë e Altin Bashës dhe në role janë dy aktorët e njohur Olta Daku dhe Gazmend Gjoka. Komedia e dramaturgut italian Dario Fo do të jetë në skenën teatrore këtë janar për publikun gjatë mbrëmjeve të datave 9, 10 dhe 11 janar. Kostumet në vepër janë nga Iliriana Basha, skenografia Dvini Gushta dhe artdesing Klea Mani, producente Benada Mulla. Pas kësaj komedie në skenën e Tetarit Kombëtar do të jetë për publikun shfaqja “Testamenti i ri” vepër shkruar nga Sacha Guitry me regji nga Alfred Trebicka, që është produksion i teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Kjo komedi do të jetë në skenën e TK gjatë datave 12, 13 dhe 14 janar. Ashtu si dhe komedia “Martesa me kushte” edhe komedia “Testamenti i ri” shënoi premierën vitin që lamë pas në teatër për tu rikthyer në skenë për publikun sërish këtë janar. Komedia “Testamenti i ri” vjen në skenë me aktorët e njohur Alfred Trebicka, Violeta Banushi, Rozi Kostani, për të vijuar dhe me Linda Jaranin, Milto Kutalin, Igli Fusha, Erli Fortuzi dhe Elona Mamo. Skena e kostumet Desantila Lika, as/ regjisor Enerest Dalipaj, fotograf Andis Rado, producent ekzekutiv Klinsi Lala. “Testamenti i ri” shkruar nga Sacha Guitry shënoi premierën në teatrin “Skampa” Elbasan mbrëmjen e 20 dhjetorit 2023.


DITA / ORA

(E martë) 19:00

VENDI

Teatri Kombëtar

Rruga Sermedin Said Toptani

Më shumë