Për të shmangur gabimet në punë, më mirë merrni një pushim gjatë këtij orari…

Anja Dervishi
08/01/2024

Shumica dërrmuese e punëtorëve dhe menaxherëve, 71%, besojnë se pasditja vonë është koha më e keqe për punë dhe se produktiviteti bie më së shumti ndërmjet orës 15:00 dhe 18:00. Këtë e ka treguar hulumtimi i “Slack”, një degë e kompanisë kaliforniane “Salesforce”. Ky hulumtim është kryer në bashkëpunim me agjencinë “Qualtrics” në më shumë se 10,000 të anketuar, raporton CNBC.

Rënia e produktivitetit në orët e vona të pasdites është pasojë e ritmit normal cirkadian të trupit, i cili bie ndjeshëm midis orës 14:0 dhe 17:00, sipas ekspertëve. Ndërmarrjet supozojnë se punëtorët gjatë një dite pune 8-orëshe janë po aq produktivë në orën 8:00 të mëngjesit sa edhe në orën 15:00, por sipas zëvendëspresidentes së lartë të kërkimit dhe analizës së “Slack”, Christina Janzer, kjo thjesht nuk është e vërtetë.

Punonjësit këshillohen të bëjnë punë të lehta, të bëjnë pushime të shkurtra ose të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar në orët e vona të pasdites për të rritur përqendrimin në detyrat e punës.

Më shumë