Conferenza della sociolinguista Vera Gheno
09/01/2024
Vera Gheno është studiuese në sociolinguistikë, pranë Universitetit të Firences. Krahas angazhimit të saj akademik, ajo ushtron një aktivitet publik intensiv, nëpërmjet konferencave apo publikimeve mediatike, kushtuar kryesisht analizës së komunikimit dixhital, gjuhëve rinore dhe temës së gjithëpërfshirjes në gjuhën italiane. E diplomuar për sociolinguistikë në Universitetin e Firences, ka mbrojtur doktoraturën për gjuhësi, pranë të njëjtit universitet. Ka bashkëpunuar me Accademia della Crusca nga viti 1999 deri më 2019, me shtëpinë botuese Zanichelli nga viti 2018 deri më 2021 dhe është përkthyese e gjuhës hungareze. Publikimet e saj të fundit përfshijnë: Femminili singolari. Il femminismo è nelle parole (2019), Potere alle parole. Perché usarle meglio(2019), Prima l’italiano. Come scrivere bene, parlare meglio e non fare brutte figure(2019), Parole contro la paura (2020), Le ragioni del dubbio. L’arte di usare le parole(2021) dhe Chiamami così. Normalità, diversità e tutte le parole nel mezzo (2022). Që nga marsi 2023, drejton podcast-in javor Amare Parole, prodhuar nga gazeta online “Il Post”.Mëngjesin e datës 11 janar, Vera Gheno do të zhvillojë një konferencë me studentët e Departamentit të Gjuhës Italiane pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.