Janë disa arsye se përse mund të rrëzoheni më lehtë kur jeni në pritje të ëmbës sidomos nëse jeni në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Ka momente kur ndjeheni e lodhur, nuk flini mirë, jeni e shqetësuar dhe mendja ju “fluturon” gjithandej. Ju keni shtuar peshë kryesisht në pjesën e përparme të trupit dhe rrjedhimisht e keni më të vështirë që të ruani ekuilibrin.
Për më tepër, gjatë shtatzënisë prodhohet hormoni që quhet relaksinë i cili bën që nyjet të jenë mē të relaksuara prandaj, ndonjëherë gjatë shtatzënisë rrëzoheni. Relaksina prodhohet gjithnjë e më tepër sa më shumë që i afroheni lindjes. Relaksina ka për qëllim që t’i bëjë më të relaksuara nyjet dhe indet në pelvik, në mënyrë që lindja të jetë më e lehtë. Përveç problemit me baraspeshën dhe relaksinës së rritur, gjasat janë më të mësha që të rrëzoheni, sepse shpeshherë ndjeheni e lodhur me shtatzëninë.
Por, a rrezikohet bebja nëse rrëzoheni? Lajmi i mirë është që ka shumë pak mundësi që të rrezikohet bebja. Bebja brenda në mitër mbrohet nga lëngu amnial, nga muri i mitrës si dhe nga muskujt e barkut dhe nga indi yndyror. Kontaktoni mjekun sidomos nëse keni gjakrrjedhje ose dhimbje, rrjedhje të lëngut amnial dhe nëse ju duket se i ndieni më pak lëvizjet e bebes. Për fat të keq aksidentet nuk mund të parashikohen, prandaj keni kujdes të shtuar sidomos gjatë muajve të dimrit. Vishni këpucë të rehatshme dhe kërkoni ndihmë nëse rruga është e rrëshqitshme.