“Nëna”, premierë në TKEKS

Sindi Metushi
15/01/2024

 

Duke filluar nga data 18 janar ora 19:00 ne skenen e Teatrit Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ngjitet premiera e shfaqjes “Nena”.


NËNA
Autor: Florian Zeller
Regjia Mehmet Xhelili
Aktorë: Ema Andrea, Helidon Fino, Xhuliano Brisku,  Enisa Hysa
Skenograf e Video: Albert Dedja
Kostumografe: Sofi Kara
NËNA, e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, na ofron  me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.
Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj
Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj i shtohet situate paralele e një martese, e cila për këtë arsye dhe për arsye të tjera është duke pësuar dekadencën e saj.
Mesazhet e fuqishme të veprës artikulojnë, jo përgjigjen, por pyetjen egzistenciale të klithur nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu? Përse u desh të ndodhte kështu?
 Ju mirepresim!

Më shumë