Vajza dhe gra, me ju e kemi! Ushqimet që duhet të konsumoni në të mirë të shëndetit tuaj seksual!
Nëse doni që të keni një shëndet të mirë seksual, duhet të konsumoni disa ushqime të caktuara. Jo vetëm që do të keni një jetë më të kënaqshme seksuale, por në të njëjtën kohë do të gëzoni një shëndet më të mirë në përgjithësi dhe do të jeni në një formë më të mirë fizike. Dhimbjet menstruale mund të bëjnë që të ndiheni pa fuqi. Përfshirja e peshkut në dietën tuaj, të paktën gjatë ciklit, është një mënyrë e mirë për të përballuar dhimbjen. Acidet yndyrore omega-3 të peshkut kanë përbërës antiinflamatorë që zbusin dhimbjet.
Thatësia është një nga shkaqet kryesore të kruarjes. Mungesa e estrogjenit, që është përgjegjës për mbajtjen e indeve elastike dhe të lubrifikuara mirë, shkakton thatësinë vaginale. Avokadot janë plot vitamina E, që ndihmojnë në lubrifikim dhe parandalojnë thatësinë vaginale.
Çaji jeshil është shumë i mirë për të luftuar infeksionet e rrugëve urinare. Katekinat në këtë çaj ndihmojnë në vrasjen e baktereve që shkaktojnë infeksionet. Duke qenë se nuk përmban sheqer, nuk keni pse shqetësoheni se shtoni në peshë. Çokollata e zezë është plot antioksidantë dhe ndihmon në çlirimin e kimikateve të ndjesisë së mirë që quhen dopaminë. Të hash çdo ditë çokollatë të zezë ka një efekt të madh në dëshirën seksuale dhe përmirëson jetën në shtrat.
Me kalimin e moshës, trupi ynë pëson disa ndryshime dhe së bashku me trupin tuaj, edhe qëndrueshmëria juaj seksuale pëson shumë ndryshime. Ju mund të përjetoni epsh të ulët ose mosfunksionim erektil. Sipas disa studimeve, lëngu i aloe vera ka potencialin për të rritur prodhimin e testosteronit, i cili është hormoni kryesor seksual mashkullor. Pirja e lëngut të aloe verës mund të rezultojë në rritjen e energjisë seksuale dhe epsh të lartë. Lëngu i aloe verës është gjithashtu i mirë për shëndetin tuaj në përgjithësi.