Koncerti i kantautorit italian Fausto Leali në Vlorë.

Sindi Metushi
25/01/2024

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë  së bashku me Presidentin e FC Flamurtari Sinan Idrizi dhe Bashkinë e Vlorës kanë kënaqësinë t’ju presin në koncertin e kantautorit italian Fausto Leali.

Zëri i veçantë i Fausto Lealit është kolonë zanore e shumë brezave nisur prej beat generation.

Leali numëron në karrierën e tij suksese te shumta, mes të cilave “A chi”, “Deborah”, “Mi manchi”, “Io amo”, “Io camminerò”, “Un’ora fa”, “Ti lascerò”, “Angeli negri”, “Malafemmina”, “Vierno”, “America”, “Pregherò” e akoma shumë të tjera, që janë kthyer në ikona të muzikës italiane. Të paharrueshme janë duetet e shumta me artistë të mëdhenj italian: Mina, Anna Oxa, Loredana Bertè, Francesco de Gregori, Claudio Baglioni, Enrico Ruggeri, Massimo Ranieri, Toto Cutugno, Renzo Arbore, Alex Britti, Michele Zarrillo dhe Clementino.

Në 1989 fiton Festivalin e Sanremos, protagonist i të cilit ka qenë në më shumë se 13 Edicione, me këngën “Ti lascerò” kënduar me Anna Oxa.
Ka marrë pjesë në shumë programe te ndryshme televizive deri më sot, ka dy pjesemarrje ne dy filma si aktor, nje sërë bashkëpunimesh të shkëlqyera, një libër autobiografik “Notti piene di stelle”, me pak fjalë një listë marramendëse qe mezi arrin të përvijojë konturet e një personaliteti kompleks dhe karizmatik, me nje talent të padiskutueshëm, i aftë të emocionojë shumë breza dhe jo vetëm në Itali.

DITA / ORA

(E premte) 19:00

VENDI

Vlorë

Më shumë