Programi “Tandem – Autori me përkthyesin, përkthyesi me autorin”

Sindi Metushi
29/01/2024

Instituti për Studimet e Avancuara “New Europe College” në Bukuresht hap aplikimet për programin e TANDEM “Autori me përkthyesin, përkthyesi me autorin”, i cili do të zhvillohet përgjatë vitit akademik 2024 – 2025. Ky program mbështetet nga S.Fischer Stiftung Berlin, pjesë e rrjetit Traduki ku bën pjesë e Shqipëria përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit
Qëllimi i tij është të thellojë njohuritë mbi relievin letrar përreth Detit të Zi si dhe të forcojë ndjenjën e respektit dhe mirëkuptimit mes njerëzve nga kultura të ndryshme.
Aplikimet mbyllen me 10 Mars 2024.
Ftojmë autorët e përkthyesit shqiptarë të aplikojnë për një përvojë të bukur mbi krijimin.

Më shumë