Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë dhe Adoleshent “AniFest 2024” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë

Sindi Metushi
05/02/2024


Në ambjentet e Qendrës së Artit Agimi, datat 1-10 shkurt shënojnë zhvillimin e “AniFest”, një festival ndërkombëtar i filmave i dedikuar fëmijëve dhe adoleshentëve!
Bashkia Tiranë, AIK dhe ECFA.org, në bashkëpunim me “AniFest” dhe shoqatën “Albanimacion”, synojnë të sjellin filma të animuar me cilësi të lartë për të rinj të çdo grupmoshe, të mbajtur në workshops, seminare dhe diskutime të moderuara nga profesionistë, në mënyrë që të nxisin interesin e rinisë për kinematografinë dhe teknikën e saj, si edhe më tepër.
Shfaqet e filmave do të jepen në hapsirat e Qendrës së Artit Agimi dhe do të sigurohemi që t’ju përditësojmë me eventet dhe programin në vazhdimësi!

DITA / ORA

Gjatë gjithë ditës (E martë)

VENDI

Qendra e Artit Agimi

Ish Kinema Agimi

Më shumë